Lajme

Limaj: “Malisheva u çon mesazh llaskucave se ata s’kanë vend këtu”

Autori: Gazeta inFokus 00:24 | 15 November 2021

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin e fitores së kësaj partie në garën e balotazhit në Malishevë.

Ai u tha qytetarëve se kjo komunë u dërgon mesazh atyre që Limaj i quajti “llaskucë”, për të cilët tha se nuk kanë vend në Malishevë.

“Ju të gjithë keni treguar çka do të thotë ndershmëria, besa, rivaliteti e mirënjohja. Ju sonte keni treguar se Malisheva di të rreshtohet e bashkohet për t’i dhënë një fitore të fuqishme qytetarëve të vet”.

-Advertisement-

“Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se ata nuk kanë vend në Malishevë”, është shprehur Limaj.

Kujtojmë se në Malishevë, garën e balotazhit e fitoi Ekrem Kastari i Nismas, i cili fitoi 53.19%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera