Lajme

Limaj: Ky ka qenë numri i saktë i ushtarëve të UÇK-së në Brigadën e tij!

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 02 November 2018

Njëri nga ish- komandantët e UCK-së, Fatmir Limaj ka folur për numrin e veteranëve.

Ai në emisionin D Plus në TV Dukagjini ka theksuar se lufta e UCK-së ka qenë vullnetare.

“Nuk ka pasur ftesa, sikurse në Kroaci. Në Kosovë ka qenë luftë vullnetare. Askush askëndin nuk e ka thirrë në luftë”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ka pasur raste që dikush ka luftuar disa muaj, pastaj ka ikir nga lufta. Mirëpo, i njëjti është kthyer sërish dhe ka marrë armën.

“Aty ku kam qenë unë, në Brigadën time kanë qenë nga 1000-1200 ushtarë”, tha ai.

Ndonëse nuk ka dhanë shifra të sakta, sipas tij, fajtor për numrin e veteranëve është ligji aktual për veteranët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera