Limaj: Kurti ka ndryshuar shumë, është bërë i panjohur
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 08 June 2022
Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.
“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.
Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.
Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.
Limaj tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital, derisa vendi, sipas tij, është në një
Limaj: Po bëhen padrejtësi ndaj kategorive të luftës
Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.
Në RTK PRIME, Limaj tha se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për veteranët dhe kategorive të tjera të luftës, por, sipas tij, kjo qeveri është duke bërë padrejtësi. Limaj tha se edhe plotësim-ndryshimi i ligjit në vitin 2017 është duke u keqinterpretuar.
“Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.
Kreu i NISMA-s tha se Qeveria Kurti po bën mashtrime me çështjen e pagës minimale, sepse, sipas tij, me këtë veprim nuk ngarkohet buxheti i shtetit, por kompanitë private. Kjo, sipas Limajt, është pabarazi që po e bën qeveria aktuale.
Limaj ka folur edhe për çështjen e listave, por tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë, sipas ligjit. Ai tha se pastrimi i listave duhet të nisë nga kryeministri Albin Kurti, sepse, sipas tij, ai nuk është veteran luftëtar.
Limaj tha se krejt kjo çfarë po ndodhë është për ta forcuar diskursin anti UÇK.
“ Fatkeqësisht, vlera më e madhe e kombit- UÇK-ja, po cilësohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Limaj. Sipas tij, kjo është e papranueshme.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...