Limaj: Kurti ka ndryshuar shumë, është bërë i panjohur
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 08 June 2022
Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.
“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.
Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.
Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.
Limaj tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital, derisa vendi, sipas tij, është në një
Limaj: Po bëhen padrejtësi ndaj kategorive të luftës
Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.
Në RTK PRIME, Limaj tha se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për veteranët dhe kategorive të tjera të luftës, por, sipas tij, kjo qeveri është duke bërë padrejtësi. Limaj tha se edhe plotësim-ndryshimi i ligjit në vitin 2017 është duke u keqinterpretuar.
“Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.
Kreu i NISMA-s tha se Qeveria Kurti po bën mashtrime me çështjen e pagës minimale, sepse, sipas tij, me këtë veprim nuk ngarkohet buxheti i shtetit, por kompanitë private. Kjo, sipas Limajt, është pabarazi që po e bën qeveria aktuale.
Limaj ka folur edhe për çështjen e listave, por tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë, sipas ligjit. Ai tha se pastrimi i listave duhet të nisë nga kryeministri Albin Kurti, sepse, sipas tij, ai nuk është veteran luftëtar.
Limaj tha se krejt kjo çfarë po ndodhë është për ta forcuar diskursin anti UÇK.
“ Fatkeqësisht, vlera më e madhe e kombit- UÇK-ja, po cilësohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Limaj. Sipas tij, kjo është e papranueshme.
Të tjera
-
Peci publikon emrat e anëtarëve të LDK-së, PDK-së e partive tjera që përfituan grante nga Ministria e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar...
-
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së diskutojnë mbështetjen për Ukrainën pasi Bideni heq veton për armët
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel ...
-
Grantet e 100 mijë eurove/ Ministri Peci flet për rastin e Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka reaguar ...
-
Abdixhiku-Qeverisë: Ndryshimi po vjen, do t’i ktheni cent më cent
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar “korrupsionin e Qever...
-
Vetëvendosje organizon mbrëmje argëtuese në Londër merr pjesë deputetja më e përfolur e momentit – Fitore Pacolli
Emri i Fitore Pacollit është aktualizuar ditëve të fundit kur u zbulua se vël...
-
Flet daja i Fitore Pacollit: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë, tash e kam marrë grantin dhjetëra mijëra euro prej Ministrisë
Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-...
-
Shala për Qeverinë Kurti: E kam dit që kur të vie do të bëj skandale, por kam pritur që do ketë më pak
“Luftë hibdride” është termi i përdorur nga kryeministri, Albin Kurti ndaj re...
-
Kosovën e presin erëra të fuqishme, borë e acar
Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstr...
-
Shqipëri: 18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptovalutave
Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup krimin...
-
Kardiologu Gani Bajraktari kandidat për deputet me NISMA’n, Limaj: Vlerë e shtuar për subjektin tonë
Kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate do të jetë edhe kardiologu Gan...
-
“Jemi në fazën më të keqe të historisë”, Kim Jong Un urdhëron ushtrinë që të përgatitet për luftë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i bëri thirrje ushtrisë së vendit...
-
Subvencionet, Hoxha – Fitore Pacollit: Po shumë paske fitu, tung e bofsh
Pasi u raportua se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i kishte dhënë subvencion...