Lajme

Limaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit pas deklaratave për të

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 11 September 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i është përgjigjur për herë të parë presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili ditë më parë deklaroi se nuk e do liderin e Nismës në krye të dialogut Kosovë-Serbi.
Limaj, i cili është votuar në qeverinë e Kosovës si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka thënë se koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatën atyre ka përfunduar në vititn 1999.

“Serbia pat provuar të gjejë kinse shqiptarë të ndershëm, madje deri në Rambuje dhe kjo logjikë ka përfunduar. Askush s’ka qef me u ulë me Vuciqin i cili ka qenë ish ministër i Milloshevicit, por ai është përfaqësues i delegacionit serb dhe duhet të ulemi e të bisedojmë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Prishtina, Sarajeva, Zagrebi, Brukseli, Parisi, Londra e Berlini, Limaj thotë se e dinë kush është Vuciqi.

-Advertisement-

“Ai ka qenë projektues e zbatues i spastrimeve etnike në Kroaci, Bosne, krejt e dinë kush është ai, por është përfaqësues i qytetarëve serb. Ne duhet fokusohemi të zgjedhim temat të cilat janë në interes me Kosovën”, ka shtuar Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera