Lajme

Limaj kujton mjekun e luftës së UÇK-së, Shpëtim Robaj në 22 vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 30 September 2020
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 22 vjetorin e rënies së mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj. Limaj thotë se doctor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile. “Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Sot bëhën 22 vjet nga rënia e e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj. Doktor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile. Lavdi jetës dhe veprës të doktorit të luftës, Shpëtim Robaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera