Lajme

Limaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 22 September 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një statusi në rrjetin social “Fb”, ka kujtuar 22 vjetorin e rënies heroike, Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

“Sot u bën 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrovci”, ka shkruar Limaj.

Limaj tutje ka shkruar se, jeta dhe vepra e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në shërbim të vendit, ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim ndër breza, si shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

-Advertisement-

Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!, ka shkruar në fund të statusit të tij, kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera