Lajme

Limaj: Kosova do t’i ketë institucionet deri javën tjetër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 21 August 2017

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria Haradinaj e ka shumicën në Kuvend dhe nuk do të ketë nevojë për mandatar të dytë.

Ai ka bërë me dije se është krijuar një shumicë parlamentare qe do të qeverisë më vendin.

I pari i Nismës, është shprehur i sigurt në mbështetjen e deputetëve në qeverinë Haradinaj.

-Advertisement-

“Ne llogarisim në një subjekt politik. Besojmë se Kosova do të ketë institucionet deri javën tjetër. Po bisedojmë me AKR dhe grupe tjera politike”, ka thënë Limaj në “InfoBox” të RTV Dukagjini.

Tutje, ai pret qe Kuvendi të konstituohet më 24 gusht. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetareve, sipas tij, nuk definon fuqinë politike të asnjë grupi politik brenda Kuvendit.

“Është humbur kohë pa nevojë. Kosova ka qenë dashur t’i ketë deri me tani institucionet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka imponu këtë situatë. Sepse koalicionit fitues i takon propozimi për kryetar të Kuvendit. Unë jam ithtar qe kryetari i Kuvendit të zgjidhet nga ai qe ka më së shumti vota. Nuk e di pse duhet të bllokohet konstituimi i Kuvendit dhe të mos i jipet mundësi formimit të qeverise. Votimi i qeverisë definon mazhorancën”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera