Lajme

Limaj: Kosova ka një qeveri arrogante dhe një opozitë parlamentare të përgjumur e servile

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 01 October 2021

Lideri i partisë Nisma socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas marrëveshjes për targat e automjeteve dhe refuzimin e projektit amerikan të gazit.

Limaj përmes një postimi në Facebook për media ka thënë se Kosova ka një qeveri arrogante, që përveç asaj ka edhe një opozitë parlamentare të përgjumur e në disa raste edhe servile.

Ai shtroi pyetjen se si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit amerikan të gazit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat

-Advertisement-

“Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit. Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!

Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit. FL”, thuhet në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera