Lajme

Limaj: Kosova ka hyrë në vitin zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 24 January 2024

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se Kosova ka hyrë në vitin zgjedhor

“Ne tanimë jemi në vitin zgjedhor dhe a do të mbahen zgjedhjet ne gjatë mujorin e parë apo në gjashtë mujorin e dytë, kjo tani është çështje që i mbetet shumicës ta diktojë. Por, Kosova është futur në vitin zgjedhor, ky është viti i fundit prandaj është më se normale që ky vit do të karakterizohet me dinamizim dhe aktivitete të tilla”, tha Limaj.

Ai tha se arsyeja pse koalicionin me AKK-në e kanë bërë në këtë kohë, është se sipas tij, koalicionet në ditën e fundit të zgjedhjeve, nuk ka rezultuar të suksesshme.

-Advertisement-

“Koalicionet e tilla nuk duhet të imponohen në ditën e fundit të zgjedhjeve, koha ka treguar në të kaluarën që vështirë të jenë të suksesshme dhe shumë më me rëndësi kur doni me ba një projekt, është që ta bëni me kohë për t’i dhënë mundësi dhe kohë qytetarit, elektoratit, strukturave dalë ngadalë të ambientohen dhe të njihen edhe të ketë kohë për punimin e një projekti ose programi të përbashkët”, tha Limaj, në ATV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera