Lajme

Limaj: Koalicioni PDK-AAK-Nisma me njerëz që e mbajnë fjalën

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 29 May 2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka folur para mbështetësve dhe simpatizantëve të shumtë të partisë.

Limaj, në tubimin e partisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe bashkë partiakët Zafir Berisha e Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore.

Limaj, partia e të cilit është në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se këto subjekte janë “bashkuar për të dhënë shpresë dhe mundësi në vendin tonë”.

-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar se Kosovën e presin shumë probleme e ditë të vështira në të ardhmen, duke thënë se për ditë të tilla Kosovës i “duhen njerëz të qëndrueshëm”.

“Na duhen njerëz të cilët mbajnë fjalën. Na duhen deputetë që mbrojnë interesin e Kosovës”, ka thënë Limaj në Prizren.

“Na duhen deputetë të cilët e shtyjnë, e ndihmojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës”, është shprehur ai.

“Nuk na duhen deputetë që joshen, shfrytëzohen, shantazhohen, dhe ndërrojnë mendim çdo sekondë”, ka porositur Limaj.

Kreu i Nismës, njëherësh kandidat për deputet në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka vlerësuar se tani “është koha e fundit që fillimi i ndryshimit të madh në vendin tonë të fillojë në Parlamentin e Kosovës, për të vazhduar në qeverinë e Kosovës”.

“Si asnjëherë më parë, Kosovës i duhen deputetë të cilët nuk pranojnë me asnjë kusht të çojnë dorë, të pajtohen me gjërat që janë në kundërshtim me vendin e tyre”, është shprehur Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera