Lajme

Limaj: Kërkesa e LVV’së dhe Rashiqit është për me i përmbushë apetitet e pazaret

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 13 November 2019

Lëvizja Vetëvendosje, dhe Nenad Rashiq i duhen votat e Serbisë se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Kështu ka thënë kryetari i NISMA Socialdemokratike, Fatmir Limaj, përmes një postimi në llogarin e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

Sipas Limajt, Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve.

Gjithashtu ai ka thënë se kërkesa e tyre është për me përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin.

“Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin” ka shkruar i pari i NISMA’së.

Më poshtë gjeni të plotë statusin e tij./Gazeta inFokus/

Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë!

Ka parti që ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta.

Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb, i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon Gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë, LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve.

Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin. FL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera