Lajme

Limaj i kërkon urgjentisht KQZ-së të mos i numërojë votat e parregullta nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 23 October 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatitet që sonte në ora 21:00 të fillojë numërimin e votave të parregullta nga Serbia.

“Kjo ngutje pa vendim të KQZ-së është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor. Edhe njëherë urgjent kërkoj nga KQZ të ndaloj numërimin e këtyre votave të parregullta siç edhe kanë deklaruar vetë” shkruan Limaj.

Sipas Limajt KQZ nuk guxon të heshtë kundrejt këtij skandali.

-Advertisement-

“Si institucion i vetem që ka ka kompetencë dhe përgjegjësi për të ruajtuar procesin ligjor KQZ nuk guxon të heshtë ndaj këtij skandali që po përgatitet të ndodhë”, ka shkruar Limaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera