Lajme

Limaj: I kam thanë Enver Hoxhajt nëse e keni frikë kandidimin tim nuk hy në listë për deputet

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 17 January 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, është pyetur nëse ai i kishte thënë Enver Hoxhajt se nëse PDK ka ndonjë telashe, ai është i gatshëm të mos hyj për deputet, vetëm e vetëm që të krijohet koalicioni parazgjedhor PDK-NISMA.

Kreu i Nismës ka konfirmuar një gjë të tillë dhe se për këtë ai nuk i kishte informuar as kryetarët e degëve

“I kam thënë Enverit, unë jam i gatshëm mos me qenë fare në listë për deputetë, nëse keni ndonjë frikë ose telashe, sepse e doja bashkimin. Sepse është shumë i rëndësishëm me u bë bashkë. Kjo mjaftueshëm tregon se kush ka qenë me shpirt e më zemër me arrit këtë koalicion”, ka thënë ndër tjera Limaj në Kanal 10.

-Advertisement-

Më tutje, ai ka thënë se nëse atje ka pas zëra që s’kanë deshtë me pa bashkimin e UÇK-së, ai s’ka faj.

Limaj thotë se ai vendim ka qenë kundër bashkimit të vlerave të UCK-së dhe se e ardhmja do ta tregojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera