Lajme

Limaj i bindur: Nisma do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 15 September 2019

Qindra qytetarë kanë pritur të dielën në Skënderaj, kandidatin për kryeministër nga koalicioni Nisma–AKR–PD, Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se ky koalicion do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta inFokus.

“Gara veç sa ka filluar do të shiheni në fund. Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia spektakolare e këtyre zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Në këtë tubim Limaj gjithashtu duke folur për kandidatët e tjerë për kryeministër ka thënë se nuk duhet të lejohen eksperimente me Kosovën.

Limaj gjithashtu tregoi se prioritet i koalicionit është zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë, fuqizimi i prodhimeve vendore, si dhe diaspora. /Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera