Limaj fton Prokurorinë të hetoj bisedën e Kusari-Lilës me Radojicicin: Çka nëse jemi duke u shantazhuar nga BIA
Autori: Gazeta inFokus
18:03 | 13 July 2023
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në FRONTAL të T7 ka folur për audio-incizimet në të cilat është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ku dëgjohet teksa flet me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.
Limaj ka thënë se duhet Prokuroria e shteti të veprojë për ta pyetur Kusari-Lilën se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të SHBA-së.
Kreu i NISMA-s thotë se derisa një gjë e tillë nuk sqarohet ekziston rreziku që shteti i Kosovës të jetë nën kërcënimin e shantazhit nga BIA serbe.
“ A ka vërtet a s’ka Radojiccii incizime që po se dalin ato në publik tha që të thehet koka ty. Duhet të marrim që shteti të mos shatazhohet nga BIA. Askush në Kosovë s’e di cfarë është folur. Përveç që kemi dëgjuar që është folur me atë person. E dëgjuam që tha edhe nëse dalin këto në publik të thehet qafa ty. Së pari duhet të marrë përgjegjësi ajo zoja që e ka bërë”, ka thënë Limaj në FRONTAL, shkruan Express.
I pyetur për deklarimin mbështetës të Kurtit për Kusari-Lilën, Limaj ka thënë se nëse e mbështet atëherë Kurti ka qenë i informuar për ato biseda të saj.
“Kur janë në mbështetje, kryeministri ka qenë i informuar. Pse po e mbështet pra. Pse s’po distancohesh, ka shtuar tutje Limaj.
Ish-ministri kosovar i ka bërë thirrje që Prokuroria të nis hetimet për Kusari-Lilën meqë s’është në rregull që shefja e grupit parlamentar të bisedoj më një person që është në listën e të kërkuarve.
Apeli im është që prokuroria të marr intervista. Si mundet që shefja e GP parlamentar të bisedojë me persona që janë në listë të të kërkuarve. Prokuroria duhet të ftojë dhe ta pyes cka ke folur. Çka nëse Radojicici na e lëshon nesër bisedën”, ka thënë ai.
Limaj tutje ka thënë se pas përgjimit të parë që është publikuar, ka ardhur marrëveshja për shtensionim në Bruksel, duke thënë se nuk e di nëse këto ngjarje kanë lidhje mes vete, por s’e po ndërlidhen vetë.
“Pas përgjimit të parë erdhi marrëveshje për shtensionim. Nuk e di nëse kanë lidhje por këto po lidhen vetë. Cka nëse BIA ka përgjime kompremituese për këtë Qeveri”, ka thënë tutje në FRONTAL.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























