Lajme

Limaj: Ftesa nga Specialja për Rexhep Selimin e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 11 November 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth ftesës nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin e tij, Rexhep Selimi.
Ai këtë ftesë e ka konsideruar të pa drejtë, nga një gjykatë e padrejtë, shkruan gazeta inFokus.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj në llogarin e tij Facebook./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera