Lajme

Limaj flet për mocionin e LDK-së dhe protestën e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 24 September 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për mocionin e paralajmëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe protestën e 29 shtatorit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Limaj ka thënë se opozita po e kryen punën e saj dhe se qëndrimet e tyre janë krejtësisht legjitime.

“Mocioni është instrument opozitarë. Edhe protesta e paralajmëruar nga VV është instrument ligjorë opozitarë. A është i qëlluar ose jo është çështje tjetër. Ai mocion a do të ketë mbështetje ose jo llogaritë i bën opozita”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

-Advertisement-

Më tutje ai ka thënë se është vështire të mbahet opozita bashkë. Madje, sipas tij, më vështire mbahet opozita e bashkuar se mazhoranca. “Unë e di sa kam investuar me pas opozitën bashkë. Ka qenë investim i madh dhe opozita ka qëndruar deri në fund. Veprimet e çakorduara e dëmtojnë opozitën. Në shumicën e rasteve kemi veprime jo të akorduara dhe kjo tregon që opozita ka probleme ende. Nuk është lehtë me pas opozitë të bashkuar, madje me lehtë është me pas mazhorancën”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, ai thotë se në skenën politike po ndodhin veprime të çuditshme duke shtuar se po bëhen lojëra në të gjitha anët pa saktësuar se kush po i bën. Sipas Limajt, po bëhen kalkulime të ngushta partiake. Janë disa lojëra në të gjitha anët dhe ka veprime të çuditshme. Ka shumë kalkulime të ngushta dhe partiake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera