Lajme

Limaj flet për largimin e ministrit Hasani

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 05 September 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për largimin nga pozita e ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani. Limaj ka treguar se largimi i tij është bërë pasi kanë ndodhur disa lëvizje në parti.

“Është liruar nga detyra. Janë politika të brendshme të partisë. Janë disa lëvizje në parti, pasi jemi parti e re kemi edhe këso lëvizje. Deri më tash nuk ka ndonjë emër të ri për këtë pozitë”, ka thënë Limaj në emisionin “Pressing”.

Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë.

-Advertisement-

Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera