Lajme

Limaj: Faleminderit Zot, fitoi drejtësia, tani e ka radhën Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 09 March 2018

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për herë të parë pasi u shpallë i pafajshëm në gjykimin për rastin “Bellanica”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate “Nisma” ka thënë se iu shprehë mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalë e tij dhe qëndruan afër në këto kohë të vështira.

Limaj ka thënë se do të vazhdojë me besim në Zot e drejtësi dhe se tani e ka radhën Kosova për ta bërë këtë vend që të ndihemi krenarë të gjithë.

-Advertisement-

“Trupi gjykues me vendimin e tij konstatoi përfundimisht atë që e kam deklaruar qysh prej fillimit të këtij procesi se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që më implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin sot u dha vendimi.
Akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.
Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura.
U shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalën time dhe më qëndruan afër gjatë gjithë kohërave jo të lehta.
Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar.
Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët” shkruan Limaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera