Lajme

Limaj e përsërit edhe njëherë, “Kemi kaluar pragun”

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 06 November 2019

Një prej temave më të përfolura të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të datës 6 tetor, padyshim që ishte edhe NISMA Socialdemokrate me koalicionin e saj me AKR-në e PD-në.

Kjo, pasi, rezultatet fillimisht, ato preliminare, thonin që ky koalicion nuk e kaluar pragun zgjedhor prej 5%, e që tashmë ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Kjo, vazhdimisht është mohuar nga zyrtarët e këtij koalicioni, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E edhe tash, kur janë numëruar të gjitha votat, por që ende nuk janë bërë publike rezultatet përfundimtare, kandidati i koalicionit për kryeministër, Fatmir Limaj, po thotë që ka kohë që e kanë kaluar pragun.

“Nisma Socialdemokrate ka kohë që ka kaluar pragun”, tha Limaj duke shtuar se këtë e kishte bërë edhe pas numërimit të votave nga Serbia.

Në televizionin 7, Limaj ka thënë gjithashtu se problemet me formular kanë bërë që krejt procesi zgjedhor të mos vlejë asgjë e të i humbet imazhi i mirë.

“Deri në datën 6 tetor gjithçka ishte në rregull”, shtoi ai.

“Problemet me formularë kanë bërë që gjithçka të shkojë dëm. Kjo ka sjellë shtrembërimin e procesit zgjedhor. Nëse nuk gaboj kemi 110 apo 115 vendvotime që përballen ende me këto probleme. Njerëzit që janë përballur me këtë defekt, disa prej tyre kanë marrë guximin që të vizatojnë vetë katrorët në formularë. Kështu ata kanë ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve”

Tutje ai tregon se kanë kërkuar të bëhet rinumërim i plotë i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi.

“Ka kuptim me bë një pjesë, siç ka bë KQZ’ja sikur të kishin qenë dy formularë apo tre. Do ishte e mundur të themi se në këtë formularë ka gabime ndërsa për këtë jo. Por e vërteta është se ekziston vetëm një formularë”, tha tutje Limaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera