Fokus

Limaj e Bytyqi i premtojnë SBASHK-ut se do t’i mbështesin kërkesat e tyre

Autori: Anita Krasniqi 14:38 | 14 January 2019

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) kanë zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

Valmir Gashi nga zyra për informim e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për gazetën inFokus ka thënë se Limaj edhe ministri Bytyqi ju kanë premtuar se do t’i mbështesin kërkesat e tyre por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

“Zëvëndëskryeministri Limaj ka shprehur të gjithë gatishmërinë e tij institucionalisht për të arritë një zgjedhje, që të reflekoj SBASHK-u të paranadalojë grevën. Mirëpo ai ka thënë se nëditë në vazhdim do të mirren insivisht së bashku me Ministrinë e Arsimit për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për palët” ka thënë Gashi për inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se diskutimi për ngritjen e koeficienteve nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje konkrete.

“Jemi dakorduar me zëvendëskryeministrin Limaj që të zhvillojmë një betejë të përbashkët për ngritjen e koeficienteve mirëpo nuk ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete. Rekomandimet tona do t’i dërgojmë bashkë në komisionin parlamentar për administratë ku presim që atje të bëhen ndryshimet e kërkuara nga ne”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve që i kanë deri tash, të gjitha institucionet publike arsimore duke nisur nga çerdhet e deri tek universitetet e kanë përkrahur grevën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera