Lajme

Limaj: Çkado që hyn në Kosovë nuk i kontrollohet cilësia

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 28 January 2018

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj njëherësh lider i Nismës ka thënë se në Kosovë asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Ka thënë se kanë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar këtë gjendje.

“Çkado që hyn në Kosovë nuk kontrollohet nga cilësia. Nuk e dimë çka hanë fëmijët tanë”, ka thënë Limaj, në  mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Limaj ka thënë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare.

-Advertisement-

“Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë tjera duhet të respektojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai shtoi  se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën.

“Përgjegjës për politikat e mira apo të këqija është Qeveria”, ka thënë Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera