Limaj bën thirrje për front të përbashkët demokratik: Ta heqim këtë helm nga populli

Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 30 October 2022
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive tjera për të krijuar një front të përbashkët demokratik, kundër “një grupi njerëzish”, duke iu referuar udhëheqësve të tanishëm të institucioneve.
“Kosova sot ballafaqohet me një situatë të çuditshme, nën drejtimin e saj janë njerëz të cilët flasin e mashtrojnë, njerëzit që premtimet e tyre i kanë kthyer në mashtrime të mëdha, pritjet në zhgënjim dhe vendin e kanë futur në një rrugë pa krye dhe pa kthim. Në krye të shtetit janë mohuesit e shtetit, ata që kanë punuar me vazhdimësi kundër kësaj që e kemi sot. Ata kanë mohuar lirinë e Kosovës, ata kanë mohuar krijimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Limaj në Konventën Politike “Veprat flasin”.
Tutje Limaj tha se Kosova sot qeveriset nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, pa vizion, pandjeshmëri dhe pa bërë asgjë në të kaluarën e tyre.
“Kosova ka ngecur në çdo plan ekonomik e social, ka humbur komunikimin me aleatët e me bashkëkombësit. Kjo politikë e ka futur Kosovën në një qorrsokak që do të jetë e vështirë për ta nxjerrur. Më shumë se kurrë na duhet mobilizimi i të gjitha forcave pozitive të këtij vendi, që të bashkëpunojmë e të provojmë ta nxjerrim vendin nga ky rezultat”, deklaroi ai.
“Ne sot nxjerrim iniciativën tonë dhe i bëjmë thirrje të gjithëve për një front të përbashkët demokratik, për t’u bashkuar rreth një platforme politike e ekonomike”
“Na duhet urgjent që të heqim e të shërojmë këtë helm që e ka ngritur ky grup njerëzish para popullit”.
“Na duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet mes dy shteteve të të njëjtit komb, Kosovë e Shqipëri, që ky grup njerëzish praktikisht i ka shkatërruar”.
“Para nesh qëndrojnë veprat e pas nesh qëndrojnë gatishmëria besimi e premtimi për të vazhduar me vepra edhe më të mëdha për atdheun tonë, Kosovën”.

Të tjera
-
Mbytet një turist i huaj në plazhin e Vlorës
Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e ...
-
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale!
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale! Me Prishtina...
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...