Limaj akuzon Kurtin se po i vardiset Thaçit e Veselit
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 19 February 2020
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti.
Limaj ka thënë se kjo qeveri sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit.
Kreu i Nismës thotë se me këto vendime do të dëmtohet buxheti i vendit.
“Arsyetimi që u dha do të duhej bërë ndryshe, së pari të plotësohen. Hapje për të punësuar njerëz të vet. Janë veprime të paligjshme të cilat do t’i shkaktojnë dëme buxhetit të Kosovës. Nuk mund ta largoni askënd i cili ka fituar të drejtën për punë, përmes punësimit”, ka thënë Limaj në RTK.
Limaj thotë se qeveria aktuale nuk ka pasur plan të fuzionimit të ministrive, duke shtuar se do të ketë kaos administrativ.
“Ministria e Punës është shpërnda në disa ministri dhe qytetarët kur të kenë nevoje do të shkojnë në disa zyre dhe nuk mund t’i kryejnë punët e tyre. Kjo çështje do të duhej të rregullohej me ligj. Vendimet janë në kundërshtim me ligjin. Qeveria sot e ka shkelur ligjin”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka thënë se nuk mund ta paragjykojë qeverisjen e Albin Kurtit, por mund të flasë për kauzat me të cilat ka ardhur Kurti në pushtet.
“Ndryshimin nuk mund të ia mohosh askujt, por duhet me mirëprit. Mirëpo, kur ju bëni një transformim të tillë, së paku duhet t’i kërkoni njerëzve që i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për flamurin lara-lara. Deri vjet të njëjtit deputetë nuk e kanë respektuar himnin dhe flamurit. Ndryshimi do të duhej me ndodhë në opozitë. Është hipokrizi sjellja e tyre. Flamurin dhe shtetin nuk mund ta duash vetëm kur je në pushtet”, ka shtuar Limaj.
“Albini deri sot ka mohuar çdo gjë që është bërë në këtë vend. Refuzim, asnjë forme të bashkëpunimit. Kjo që po bën Albini sot është vardisje, pas Hashimit dhe Kadrisë. Albini ka me ia marrë PDK-së, Hashimin. Kurti do t’i shkoj prapa presidentit, sepse kështu është përcaktuar me Kushtetutë. Ramushit i thoshte kryeministër me qira. Haradinaj s’ka qenë kryeministër me qira. Tash ne mund t’i themi se a je kryeministër me qira i LDK-së”, ka theksuar Limaj.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...