Lajme

Likaj uron 7 marsin: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 07 March 2021

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me rastin e 7 marsit, ka uruar të gjithë mësuesit, duke thënë se mësuesit e mirë janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror.

Likaj thotë se kjo datë përkujton 7 marsin e 1887-ës kur u hap në Korçë mësonjëtorja e parë shqipe.

Tutje Likaj thotë se nuk duhet lënë pa përmendur edhe kontributin e punonjësve të arsimit që edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme mbajtën shkollat hapurt dhe arsimin e trajtuan me pioritet.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Likajt:

Në ditën e tyre, 7 marsin, urojmë dhe nderojmë të gjithë mësuesit!

Kjo datë na përkujton 7 marsin e 1887-ës, kur u hap në Korçë mësonjëtorja e parë shqipe në drejtimin e Pandeli Sotirit.

Sot nuk mund të lëmë pa e theksuar kontributin e punonjësve të arsimit që edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme mbajtën shkollat hapur dhe arsimin e trajtuan me prioritet. Janë ata që ndër vite kontribuan për të mbajtur gjallë arsimin shqip dhe shumë prej tyre nuk e kursyen as jetën për lirinë e vendit.

Mësuesit e mirë janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror. E ardhmja nis dhe vuloset në bankat e shkollës, prandaj kësaj dite më së miri i shkon thënia e pavdekshme se “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

Urime!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera