Lajme

Likaj: Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos bartin maskat

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 28 September 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Zemaj ka thënë se tashmë është një situatë më e qetë epidemiologjike, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo ai ka thënë se do të vazhdohet puna në terren për ata që nuk respektojnë masat anti COVID-19.

-Advertisement-

“Fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve kemi një situatë më të qetë. Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate”, tha ai.

Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar vendimin në shkollat e Kosovës .

“Ende nuk e kemi dorëzuar në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos i bartin maskat”, tha ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera