Lija e majmunit, tjetër rast në Itali: 32 vjeçari erdhi nga Spanja!

Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 23 May 2022
Autoritetet italiane kanë identifikuar një rast të katër të lisë së majmunit në vendin tonë fqinj. Personi i infektuar është një 32 vjeçar që jeton në Arezzo, dhe nuk kishte shumë që ishte kthyer nga ishujt Kanarie.
Gjendja e tij nuk konsiderohet shqetësuese, por zyrtarët e shëndetësisë njoftuan dhe monitoruan të gjithë personat me të cilët 32-vjeçari kishte pasur kontakt. Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar së fundi edhe në Skoci. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha më herët se bota përballet me sfida të frikshme.
Në një konferencë të mbajtur në Gjenevë, numri një i OBSH-së theksoi se kjo lloj lije tashmë është raportuar në 15 shtete jashtë Afrikës.
“Po përballemi me një konvergjencë të frikshme të sëmundjeve, thatësisë, urisë, luftës, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik. Kolegët tanë në në mbarë botën po i përgjigjen shpërthimeve të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, lisë së majmunëve dhe hepatitit me shkaqe të panjohura dhe krizave komplekse humanitare në Afganistan, Etiopi, Somali, Sudanin e Jugut, Ukrainë dhe Jemen.”– tha Ghebreyesus
Më shumë se 80 raste të lisë së majmunit janë konfirmuar në Europë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael. Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë vazhdon të konsiderohet i ulët.
Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare. Sipas autoriteteve shëndetësore në Britani të Madhe, shumicës së të infektuarve u duhen disa javë për t’u shëruar.
Belgjika është bërë shteti i parë që njoftoi karantinë tre javore për personat e infektuar. Simptomat fillestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve, si dhe puçrra në fytyrë dhe trup që mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha.
Infeksioni largohet gradualisht pas 14 deri ne 21 ditësh.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...