Ligji për Shoqëritë Tregtare kthehet në Kuvend për rishqyrtim
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 04 April 2018
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 80 dhe nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, të miratuar më 15 mars 2018 në Kuvend.
Kjo pasi neni 34, nën paragrafët 2.5.1., 2.5.2., 2.5.3. dhe 2.5.4 i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, nuk është në pajtim me Nenin 7, Nenin 24 dhe Nenin 119 të Kushtetutës dhe me Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, që në pajtim me Nenin 22 të Kushtetutës zbatohet drejtpërdrejt në Kosovë dhe ka prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave të ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike.
Presidenti vlerëson se futja e kuotës së ndërlidhur me gjininë vetëm për bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare, siç është bërë në Nenin 34 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, duke përjashtuar llojet e tjera të shoqërive tregtare, përmes të cilave mund të zhvillohen veprimtaritë ekonomike në Kosovë, ngushton zbatimin e garancive kushtetuese dhe ligjore për barazinë gjinore.
Gjithashtu, nuk është praktikë e zakonshme as ekzistimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare nëpërmjet kuotave gjinore.
Shoqëritë Tregtare udhëhiqen nga parimet e besueshmërisë më qëllim të maksimizimit të fitimeve dhe ato duhet të kenë lirinë e zgjedhjes në Borde Menaxhuese.
Si rrjedhojë, dispozitat siç janë përcaktuar në Nenin 34 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, nuk krijojnë mjedis të favorshëm ligjor në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare, si dhe nuk janë në pajtim me nenin 119 të Kushtetutës, ku përcaktohet se “Republika e Kosovës siguron një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut, lirinë e aktivitetit ekonomik dhe sigurinë e pronës publike e private”.
Për më tepër, dispozita e përcaktuar në Nenin 34, nën paragrafi 2.5.4, ku përcaktohen “sanksionet për mospërfillje të kësaj kuote, do të përcaktohen me akte nënligjore të cilat burojnë nga ky ligj”, krijon pasiguri në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare (shoqërive aksionare), sepse i jep të drejtë Qeverisë që me akt nënligjor të përcaktojë sanksione për shoqëritë tregtare, përkatësisht shoqëritë aksionare, thuhet në komunikatën për media.
Republika e Kosovës është e përcaktuar për ekonomi të tregut, ku në nenin 10 të Kushtetutës përcaktohet se “Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.
Ndërhyrja e ekzekutivit me akt nënligjor, përmes caktimit të sanksioneve, në rast të mosrealizimit të kuotave gjinore të anëtarëve të bordit të drejtorëve të shoqërisë aksionare, mund të krijojë pasiguri në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive aksionare.
Kuvendi i Kosovës, në pajtim me Kushtetutën, Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave dhe Ligjin për barazi gjinore, duhet që në Ligjin për Shoqëritë Tregtare, të përcaktojë norma që do të sigurojnë barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në të gjitha llojet e shoqërive tregtare dhe jo përmes kuotave të njëanshme.
Për shoqëritë tregtare duhet gjetur forma të arritjes së mundësive të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën ekonomike, duke krijuar lehtësira për arritjen e barazisë gjinore dhe me këtë edhe në raste të caktuara arritjen e kuotës gjinore, por jo duke ndërhyrë në lirinë e aktivitetit ekonomik të shoqërive tregtare, mirëpo duke i stimuluar ato.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...