Lajme

Ligji për rimëkëmbje shtynë pagesën e 410 milionë eurove borxhe të biznesit?

Autori: Doresa Geci 10:53 | 15 October 2020

Ligji për rimëkëmbje ekonomike i cili u votua këtë javë në Kuvendin e Kosovës, nëse do të marr pëlqimin e deputetëve edhe në leximin e dytë do të iu mundësojë qytetarëve të Kosovës të shtyejnë pagesën e tatimeve për një kohë.

Pagesat e obligueshme për tatime në pronë do të shtyhen për dy vite.

Kështu thuhet në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Ministri i Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy (2) vite nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen me vendim nga Ministri i Financave”, thuhet në këtë ligj.

Përderisa borxhi që kanë qytetarët ndaj Administratës Tatimore të Kosovës nuk është aspak i vogël.

Krahasuar me vitin e 2019, sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Infokus nga ATK, ky borxh është rritur për 22.4 milionë euro më shumë.

“Për periudhën janar-gusht 2020 gjithsejtë janë lidhë 1094 marrëveshje me vlerë të obligimit 47.9 milion euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar borxhi i mbuluar me marrëveshje ka shënuar rritje për 341 marrëveshje me vlerë të obligimit prej 22.4 milion euro me shumë”, ka thënë Valentina Bytyqi Sefa për Gazetën Infokus.
Kështu borxhi total që tatimpaguesit kanë ndaj ATK-së është 410 milionë euro, që përfshinë tatimet plus ndëshkimet dhe interesin. Ndërsa 61.4 milionë euro është borxhi i mbledhur.

Qëllimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ky ligj parasheh plotësim/ndryshimin e disa ligjeve si: Ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Ligji për Fondet pensionale të Kosovës, Ligji për Tatimin e të Ardhurave Pensionale, Ligji për Agjencinë Kosovar të Privatizimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera