Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe argatët anti UÇK, anti Kosovë dhe anti SHBA
Autori: Hisen Berisha 12:17 | 13 August 2020
Sa i përket Projekt Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës se UÇK, e lexova me kujdes.
Ligji nuk ka një përmbajtje solide dhe strukturë, nuk definon konceptet dhe ka dispozita që janë gjithëpërfshirëse. Do një dorë ekspertize juridike.
Shqetësues dhe determinues e shoh reagimin Ambasadorit SHBA Sh.T.Z. Kosnett, të cilin nëse e shohim në prizmin e kulturës dhe formimit të tij mbi vlerat nacionale të shtetit e kombit amerikan që i njëjti përfaqëson në Kosovë si: Nderi, Detyra, Lojaliteti, Integriteti, Guximi profesional, Guximi personal apo kuraja qytetare për të thëne te vërtetën, edhe ka sens, meqë supozohet se në edukimin familjar, arsimor e shoqëror, tiparet e karakterit, morale e psikologjike që e krijojnë nderin e çdo qytetari, duhet të qëndrojnë vlerat sublime kombëtare siç është së pari kodi gjenetik familjar e deri siç në rastin tonë, lufta për liri dhe vlerat e saj.
Zatën për këtë Presidenti Bush nxori Ligjin “Patrioti” dhe ligjin e Lirisë, për t’i mbrojtur veteranët nga gjuetia politike e pushtetit të Demokratëve.
Por po ashtu edhe sponzorizuesit e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës, kanë plotësisht të drejtë për këtë nismë ligjore.
Ngase jo vetëm si shtet apo komb në formim, por as si komb shqiptarë në përgjithësi nuk kemi Sistem të vlerave dhe as kodifikim ligjor të tyre.
Prandaj, meqë jemi në fazën kritike të vënies së themeleve të identitetit tonë shtetërorë e kombëtar, na duhet të mbrojmë me ligj qoftë edhe të atakueshëm nga mendësia e ambasadorit amerikan, parë nga prizmi i lirisë dhe të drejtës për të menduar, vlerësuar, gjykuar e shprehur lirshëm apo edituar, ngase në themelet e shtetit dhe identitetit tonë historikisht e kemi si vlerën ma sublime dhe më të realizuar UÇK-në dhe Luftën për Çlirimin e Kosovës.
Por, duhet pas parasysh se është krijuar keqkuptim në interpretim gjatë komunikimit apo prezantimit, ashtu siç mund të lexohet në reagimin e ambasadorit z. Kosnett, shqetësimi i tij se gjykata speciale me ketë ligj do mbetet pa dëshmitarë, çka përbën një keqkuptim në interpretim.
Pastaj liria e shprehjes në Kosove nuk iu ndalua as Shkëlzen Gashit as atij grindavecit që bën vija të kuçe nëpër sheshe e që konstaton se serbet në Kosovë sot po jetuakan nën të njëjtin terror shtetëror, siç shqiptaret nën regjimin e Millosheviqit, as grupit të satiristve STUPCAVE që kanë incizua skeçe akuzuese, fyese e denigruese kundër UÇK, ka edhe grupe muzikore që kanë incizuar këngë po aq denigruese edhe prapë askush nuk i ka terrorizuar për fjalën e lirë dhe veprat editoriale.
Prandaj kam friken se z. Kosnett po merr në mbrojtje një strukturë të mirëorganizuar anti UÇK, anti Kosovë, bile edhe ma shumë se kaq anti Amerikë.
Kështu që mbetet të sponzorizuesit e ligjit, të qartësohen me ambasadoret, asquis comunitarie të BE, etj. dhe ligjin pas një rishikimi të përmbajtjes konceptuale ndërlidhur me qëllimin, ta miratojnë.
Se çka dhe kë e pengon ky ligj, më së miri e ka shpërfaqur kuptueshëm Milovan Drecuni nga njëfarë Komiteti serb për Kosovën. Ku deklaron se ky ligj i tremb dëshmitaret që të dëshmojnë se në Reçak s‘ka pasur masakër as kudo tjetër gjatë luftës në Kosove .
Shqiptarët kanë krijuar një imazh tjetër këto vite dhe ata e kanë transferuar përgjegjësinë për krimet e tyre tek forcat serbe.
Në anën tjetër, mua më duket se ligji ka një funksion tjetër më të rëndësishëm se sa ai që thuhet, t’i parandaloj njerëzit që të flasin për krimet e UÇK-së dhe të mos thonë që në Reçak nuk kishte masakër, sikur për shumë vende ku u ekzekutuan shqiptarët dhe serbët.
Lidhur me pretendimin e ruajtjes/mbrojtjes se këtyre vlerave në muze dua të theksoj se Lufta si vlerë dhe vlerat e lirisë, nuk mbrohen në Muze, as në Amerike dhe në asnjë vend tjetër të Botës.
Atëherë pas këtyre që po them shtrohen dy pyetje për shkëlqesinë e tij z. ambasador:
Ambasador, a janë shkelje e të drejtave të njeriut aktakuzat e përsëritura dhe që rezultuan shpifjet ta zëmë ndaj z. Ramush Haradinajt, edhe pas dy vendimeve te gjykatës ndërkombëtare ne Hage?
A gëzon ky person liri individuale?
Ambasador, veteranet e luftës së UÇK, të shpallur si të tillë nga një ligj me baze kushtetuese, i miratuar dhe i pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, a duhet të mbrohen institucionalisht nga gjuetia e politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, derisa Policia e Kosovës të bëhet pjesë e Interpolit që të mos arrestohen mbi bazën e padive të Serbisë dhe dëshmive te stisura të dëshmitarëve të stimuluar?
A janë këta veteran të UÇK, grupi qe duhet t’i gëzojë të drejtat e liritë si dhe privilegjet individuale në kuadër të drejtave dhe lirive të njeriut të cilave Ju iu referoheni?
Ky ligj ka një qellim dhe mision vlerësoj unë, që do i kodifikoj e mbroj pikërisht vlerat e luftës për liri të UÇK, që qëndrojnë në themelet e shtetit e identitetit tonë kombëtar.
Mungesa e tij për gjithë këto vite ka bërë që sot të kemi në vazhdimësi cenim të vlerave të lirisë, që po pengojnë funksionalitetin e shtetit të Republikës së Kosovës dhe bërjen e saj ambient të sigurte për të gjithë.
(Autori është ushtarak dhe ish oficer komandues i UÇK- së në Zonën Operative të Koshares)
Të tjera
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...