Lajme

Ligji për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror ngrit cilësinë e punës në pikat kufitare

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 23 January 2018

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme me gjashtë vota për dhe një kundër ka miratuar raportin me propozim-amendamentet për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

Ky ligj sipas anëtarëve të komisionit ka të bëjë me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit për lëvizje jashtë Kosovës dhe për ata që kanë migruar në Kosovë apo vijnë në mënyrë jo ligjore në vendin tonë.

Kurse amendamentet që i ka dërguar Lista Serbe anëtarët thanë se kanë të bëjnë me lëvizjen dhe migrimin brenda Kosovës që nuk është tematikë e këtij ligji, andaj edhe ky ligj nuk është miratuar nga anëtarët e komisionit dhe do t’i dërgohen Kuvendit pa pëlqimin e komisionit. Anëtari i komisionit, Fatmir Xhelili, tha se me plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror do të ngritë cilësinë e punës në pikat kufitare. Po ashtu, ai ka bërë të ditur edhe arsyen se pse si grup punues nuk janë përcaktuar për të përkrahur amendamentet e Listës Serbe.

-Advertisement-

Kundër amendamenteve të Listës Serbe ka qenë edhe anëtari i këtij komisioni Rexhep Selimi, i cili ka thënë se ato nuk kanë të bëjnë me ligjin përkatës.

Ndërsa, anëtari i komisionit nga Lista Serbe, Zoran Mojisloviq, pas gjithë diskutimit tha se amendamentet e propozuara nga Lista Serbe t’i dërgohen Kuvendit pa pëlqimin e komisionit.
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së është bërë e ditur se në mbledhjen e radhës do të jetë për raportim komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera