Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po zbatohet
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 25 September 2018
Ligji për Kontrollin e Duhanit ndonëse në fillim nisi të zbatohej në masë të madhe, viteve të fundit ky ligj nuk po gjen zbatim në vend.
Qytetarët ankohen se në kafene e madje edhe nëpër restorante ky ligj nuk po respektohet. Se ky ligj nuk zbatohet në shumicën e lokaleve afariste e konfirmon për Radio Kosovën edhe shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.
Ndonëse Ligji për Kontrollin e Duhanit në fillim ishte respektuar në një masë të madhe, viteve të fundit ky ligj nuk po gjen zbatim. Të intervistuarit nga Radio Kosova thonë se qytetarët po e thyejnë ligjin në masë të madhe. Fajin për këtë ata ua vënë pronarëve të kafe – bareve e restoranteve. Ramadan Krasniqi, i cili jeton në shtetin gjerman, shpreh shqetësimin e tij se në Kosovë Ligji për Duhanit shkelet vazhdimisht.
”Ma i keq se duhani nuk është asgjë. A e ke vërejt nëpër restorante ku është e ndaluar që pihet? Po e kam vërejt. Pihet, as nuk e shikon kush ligjin, pinë. Duhani është shumë, shumë i keq, kancer”, deklaroi Ramadan Krasniqi.
Ndryshe mendon një qytetare nga shteti shqiptar, e cila nuk deshi të identifikohet. Ajo thotë se Ligji për Duhanin krahasuar me Shqipërinë, në Kosovë zbatohet pak më mirë.
”Megjithatë di të them nga atje ku vij unë, Shqipëria, pak, shumë pak. Këtu më duken se di ndoshta pak më shumë të sensibilizuar në këtë pjesë. Mendojnë pak më shumë për familjet e tyre, fëmijët e tyre”, deklaroi ajo.
Se Ligji për Duhanin nuk po gjen zbatim në lokalet afariste, e konfirmon për Radio Kosovën edhe shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku. Tershnjaku ka vënë në theks se ekzistojnë shumë faktorë të cilët kanë bërë që të bie niveli i zbatueshmërisë së këtij ligji. Si faktor i parë, sipas tij, është mos shqiptimi i gjobave në kohë të duhur.
” Marrja e gjobës ka qenë shumë e vonuar ose hiç fare nuk është shqiptuar nga ana e gjykatës. Dhe ky fenomen i shfaqur në çështjen e zbatueshmërisë së ligjit po merr përmasa të tjera, ndoshta edhe të mendimit të asaj se si të bëhet plotësim-ndryshimi i këtij ligji”, theksoi Ibrahim Tershnjaku.
Inspektorati Sanitar i Kosovës planifikon të organizojë disa aktivitete – kontrolle në muajt e ardhshëm gjatë stinëve kur pritet edhe prishja e motit. Tershnjaku thotë se problem tjetër për mos zbatimin e Ligjit të Duhanit është edhe mos zbatimi i ligjit nga kryetarët e komunave. E vetmja komunë që ka vullnet ta luftojë këtë dukuri është Komuna e Drenasit, thotë Tershnjaku.
Tershnjaku ” Në Komunën e Drenasit kemi një përgjegjësi dhe një konsideratë më të madhe nga ana e kryetarit që të zbatohet ligji. Shohim një progres në një qytet që nuk kemi menduar që do ta zbatojë Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Në këtë drejtim kemi parë një fije drite, ta quaj kështu se edhe në Kosovë, edhe në vendet specifike ku mendohet të mos zbatohet ligji, aty në ato vende është zbatuar ligji”, shtoi Tershnjaku.
Megjithatë sa i përket zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në institucionet shëndetësore publike dhe atyre private, zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, deklaroi se vërehet një përmirësim i dukshëm. Hoti ka shprehur nevojën për përforcim të resurseve te të gjitha inspektoratet.
”Kanë nevojë që të kenë më shumë inspektorë, por kanë nevojë edhe për një mbështetje specifike për shkak se puna e inspektorëve e ka një natyrë të veçantë dhe inspektorëve u duhet të kryejnë inspektime edhe pas orarit të punës dhe në këtë pjesë atyre u duhet edhe mbështetje logjistike prej institucioneve të tjera, por pse jo edhe mbështetje financiare”, deklaroi Faik Hoti.
Ndryshe, sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi dy mijë njerëz vdesin çdo vit në Kosovë nga duhani. Ndërkaq rreth 200 persona të tjerë thuhet të vdesin si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura ku konsumohet duhani. Në nivel global, sipas OBSH-së, si pasojë e duhanpirjes vdesin rreth 6 milionë njerëz, rreth 600 mijë si pasojë e duhanpirjes pasive.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...