Ligji për automjete shihet në kundërshtim me normat teknike (Video)
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 10 July 2017
Ligji i ri për automjete ka paraparë gjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete, sepse shumë autosallone i ndryshojnë kilometrat e automjeteve, pra bëjnë falsifikime.
Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve, janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – që nënkupton leximin e odometrit.
Nebih Shatri, zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se Ligji për automjete ka për qëllim ta mbrojë pronarin e ri të automjetit, prandaj në momentin që i bartet pronësia atij, ai obligohet me të gjitha përgjegjësitë, duke e përfshirë edhe kontrollimin teknik të veturës.
Shatri foli edhe për gjobat me rastin e ndryshimit të kilometrazhit, duke treguar se ata kanë propozuar që këto gjoba të janë më të larta, por komisioni parlamentar i ka ulur. Ai këto veprime i cilësoi me paramendim si penale dhe jo kundërvajtëse.
Kurse eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, deklaroi se ky ligj është i përkthyer tekstualisht nga shteti slloven.
Ai më tej shtoi se ky ligj është i treti që Ministria e Infrastrukturës po e bën në kundërshtim me normat teknike të Kosovës.
Të tjera
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...