Lajme

Ligji nuk e fuqizon ekipin negociator

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 04 February 2019

Të shtunën Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Dialogun, përmes së cilit përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë. Megjithatë, ky ligj nuk e fuqizon ekipin negociator siç ishte proklamuar nga anëtarët e tij pasi në vazhdimësi theksohet nevoja që ky ekip të konsultohet me presidentin, i cili do të ketë rolin vendimtar në dialogun e Brukselit, shkruan gazeta “Zëri”.

Qeveria dhe anëtarët e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë shpreheshin të bindur se me Ligjin për Dialogun ekipi negociator do të ketë rol vendimtar në negociatat me Serbinë. Megjithatë, sipas opozitës dhe analistëve politikë, ky ligj nuk po e fuqizon ekipin negociator.

Në Nenin 4 të Projektligjit për Dialogun thuhet se delegacioni shtetëror do të autorizohet nga Kuvendi dhe do të jetë organi i vetëm që do ta drejtojë dialogun, por pak rreshta më poshtë thuhet se këtij organi i duhet konsultim me institucionet kushtetuese e që nënkupton presidentin.

-Advertisement-

Porse rolin vendimtar në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do ta kenë presidentët e të dyja vendeve e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesja e dialogut, Frederica Mogherini, e cila kishte konfirmuar që dialogu do të vazhdojë në nivelin më të lartë politik, atë të presidentëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera