Ligji i ri: Meta fillon t’i heqë fëmijët australianë nga Instagram dhe Facebook
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 04 December 2025
Meta ka filluar t’i heqë fëmijët australianë nën moshën 16 vjeç nga platformat e saj Instagram, Facebook dhe Threads, një javë para se të nisë zyrtarisht ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët.
Gjiganti i teknologjisë njoftoi muajin e kaluar se ka filluar t’u dërgonte njoftime përdoruesve të moshës 13 deri në 15 vjeç se llogaritë e tyre do të fillonin të mbylleshin nga data 4 dhjetor.
Vlerësohet se rreth 150,000 përdorues të Facebookut dhe 350,000 llogari të Instagramit pritet të preken. Threads, i ngjashëm me X, mund të jetë i qasshëm vetëm përmes një llogarie Instagram.
Ndalimi i parë në botë i rrjeteve sociale në Australi fillon më 10 dhjetor, me kompanitë që përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë (33 milionë dollarë amerikanë, 25 milionë paund) nëse nuk marrin “masa të arsyeshme” për t’i ndaluar nën-16-vjeçarët të kenë llogari.
Një zëdhënëse e Metës i tha BBC-së të enjten se “respektimi i ligjit do të jetë një proces i vazhdueshëm dhe me shumë shtresa”.
“Ndërsa Meta është e përkushtuar ta respektojë ligjin, ne besojmë se nevojitet një qasje më efektive, e standardizuar dhe që ruan privatësinë”, tha ajo.
Qeveria duhet të kërkojë që dyqanet e aplikacioneve ta verifikojnë moshën e përdoruesve kur ata shkarkojnë aplikacione dhe të kërkohet aprovimi prindëror për nën-16-vjeçarët, tha Meta, pasi kjo do ta eliminonte nevojën që adoleshentët ta verifikojnë moshën e tyre në aplikacione të ndryshme.
Muajin e kaluar, Meta tha se përdoruesit që i kishte identifikuar si nën 16 vjeç do të mund ta shkarkonin dhe t’i ruanin postimet, videot dhe mesazhet e tyre para se llogaritë e tyre të çaktivizoheshin.
Adoleshentët që besojnë se janë kategorizuar gabimisht si nën 16 vjeç mund të kërkojnë një rishikim dhe të dërgojnë një “video selfie” për ta verifikuar moshën e tyre. Ata gjithashtu mund të ofrojnë një patentë shoferi ose një dokument identifikimi të lëshuar nga qeveria.

T� tjera
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...
-
Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë
Importi i qumështit dhe produkteve të tij në Kosovë ka shënuar rritje masive ...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke fi...

































