Lajme

Ligji i pagës minimale, Murati akuzon Kushtetuesen për vonesë në publikimin

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 29 July 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se edhe pas më shumë se një muaji që nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ku konstatohet se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën, aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar.

Ministri Murati ka theksuar se janë dhjetëra-mijëra punëtorë që po e presin hyrjen në fuqi të këtij ligji.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën. Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”, ka shkruar Murati në Facebook.

-Advertisement-

Sipas minisrit Muratit, ky ligj nuk mund të hyjë në fuqi për shkak të mospublikimit të aktgjykimit të plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera