Ligji i Gjuhës në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti: S’bëhet fjalë për shfuqizim
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 29 November 2024
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për ligjin e gjuhës shqipe, duke theksuar se ky ligj, i miratuar nga qeveria e kaluar, është i paplotë, dhe se ka qenë vetë qeveria e shkuar që e ka çuar këtë ligj për mendim në Komisionin e Venecias.
Në një intervistë për RTSH 24, Mexhiti u shpreh se Komisioni i Venecias ka nënvizuar se dy nga nenet kyçe të ligjit, të cilat lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë, që nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Kjo sipas tij ka sjellë dhe debatin në Gjykatën Kushtetuese lidhur me debatet për gjuhën, ku sqaron se nuk ka të bëjë me Ligjin e Gjuhës, por vetëm me këto dy nene që duhet gjetur një zgjidhje sa më e mirë në përputhje me Kushtetutën.
Sipas tij, ky ligj është miratuar në mënyrë gjysmake dhe nuk ka arritur të garantojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përkundër faktit që shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit.
“Temat që janë hapur janë dështimet që ka lënë qeverisja e kaluar. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur kur ka qenë BDI në qeveri dhe ka ngritur problem për përfaqësimin adekuat të përfaqësimit jo shumicë në Maqedoni. Ne do sjellim ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve dhe jo mekanizëm. Ligji i Gjuhës është sjellë në mënyrë gjysmake, ky ligj nuk është as i përafërt me ligjin për gjuhën serbe zyrtare në Kosovë që janë vetëm 2-3 % e popullsisë, kurse shqiptarët në Maqedoni janë 24-30 %. Ligji i qeverisë së kaluar është dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe ka parë që dy nene nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën qe janë përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë. Gjykata Kushtetuese diskuton për këto dy nene jo për Ligjin e Gjuhës, ato mund të sjellin rishqyrtim të këtyre dy neneve. Ne po bëjmë përpjeke që të mos ndikohen nga politika dhe të bëjnë punë e ta shohin përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën”, u shpreh Mexhiti.
Numri dy i qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti u shpreh se në 4 muaj në qeveri janë ndërmarrë një sërë vendimesh që ndikojnë në fuqizimin e faktorit shqiptar në vend.
“Në këto 4 muaj ka pas një ndryshim radikal. Një ndër shtyllat kryesor të marrëveshjes së Ohrit është fuqizimi i shqiptarëve dhe në 20 vitet e kaluara kjo nuk ka qenë e zbatuar dhe në këto 4 muaj ne vendosëm që 1 miliardë euro të jepen për fuqizimin e decentralizmit dhe fuqizimin e shqiptarëve. Në këto 4 muaj ka pasur një vendim të qeverisë për herë të parë për arsimin shqip, 35.5 mln euro për ndërtimin e ri të kampusit universitar “Nënë Tereza” në Shkup. Shqiptarët nuk janë numra që sigurojnë qeverisjen, por jemi hyrë si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët udhëheqin me kryetarin e parlamenti, ndërsa në qeveri kemi 6 dikastere. Decentralizmi fuqizon shqiptarët. Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për PS apo PD, por për shtetin shqiptar dhe po punojmë për një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare”, u shpreh ai.
Të tjera
-
Vetura godẹt një 53 vjeçare në Prizren, dërgohet në QKUK
Një këmbësore është goditur nga një automjet në Prizren, gjatë kohës kur e nj...
-
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezonin ngrohës 2024/2025
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e mbajtur më 12.11.2024 ...
-
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, dyshohet se ka kryer vjedhje
Një grua po kërkohet për veprën penale “vjedhja” në Pejë. Policia e Kosovë...
-
Ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro grant edhe një anëtari të Vetëvendosjes
Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale,...
-
VV: Ushtria e Kosovës ka përjetuar transformim të jashtëzakonshëm
Vetëvendosje parti, e cila udhëheq me qeverinë, ka thënë se në katër vitet e ...
-
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka p...
-
Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thën...
-
Arrestohen tre persona tё dyshuar për vjedhje, mbajtje të armëve dhe sulm në Pejë dhe Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, me datë 27/28.1...
-
Kosova në vazon e katërt në shortin për eliminatoret e Botërorit 2026
Kosova është në pritje të një tjetër ngjarje të rëndësishme në futbollin ndër...
-
Deputeti i VV-së i përgjigjet Rohdes për KiE: Asociacioni nuk mund të jetë kusht
Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Alban Bajrami,...
-
Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin...
-
Meta uron 80-vjetorin e Çlirimit: Mirënjohja dhe respekti shkojnë për të gjithë martirët e luftës për liri
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit t...