Sport

Ligji i fortë anglez dërgon në pranga tifozin e Manchester City

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 08 December 2019

Abuzimi racist ndaj dy futbollistëve, Fred dhe Jesse Lingard i ka kushtuar prangat një tifozi të Manchester City.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, që zbulojnë se menjëherë pas derbit të qytetit, i fituar nga “Djajtë e kuq” është bërë i mundur arrestimi i një 41-vjeçari.

Sipas policisë, personi i arrestuar është përgjegjës për disa thirrje raciste ndaj dy lojtarëve kundërshtarë, konkretisht Fred dhe Lingard.

-Advertisement-

“Një burrë 41-vjeçar është arrestuar nën dyshimin e një rendi publik të përkeqësuar racor dhe mbetet në paraburgim për marrje në pyetje,” thuhet në deklaratën e policisë britanike.

Gjithçka ndodhi gjatë takimit të djeshëm në “Etihad Stadium”, ku një “lumë” kritikash dhe thirrjesh raciste u hodhën drejt mesfushorit brazilian të United, Fred.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera