Ligjet e sektorit të ekonomisë pritet të ndryshohen
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 11 March 2018
Ligji për korporatat, ai për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), kodi doganor dhe disa ligje tjera kanë hyrë në proces të ndryshimit.
Me anë të këtyre ndryshimeve zyrtarët nga Ministria e Financave kanë thënë se do të hiqen pengesat burokratike me të cilat ballafaqohen bizneset.
Një mori ligjesh pritet të pësojnë ndryshime dhe se deri në fund të muajit prill pritet të ndryshohen dhe miratohen.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka thënë për KosovaPress se me ndryshimet që do të bëhet do të synohet që të eliminohet sa më shumë burokracia për bizneseve.
Rafuna ka shtuar se tashmë i kanë pranuar edhe propozimet nga ana e bizneseve dhe se janë në fazën finale. Po ashtu, ka thënë se nuk do të ketë rritje të taksave.
Ai ka pranuar se këto ndryshime do të kenë edhe kosto financiare në mbushjen e buxhetit, por që ende nuk dihet shifra e saktë.
Nga ana tjetër, Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka thënë se Kosova ka ngarkesën më të ulët fiskale sa i përket normave të përgjithshme apo taksave që mblidhen, mirëpo është mirë që të ketë mundësi që përmes legjislacionit të bëhet edhe ajo mbrojtja adekuate që bizneset të operojnë në një konkurrencë të drejtë.
Mbi këtë bazë sipas tij, kanë propozuar që të këtë një qasje tjetër të ketë një ndryshim të qasjes mos të favorizohen këto produkte në dëme të prodhimit vendor edhe në dëme asaj që është konkurrueshmëri e kompanive kosovare, qoftë në tregun tonë, qoftë në tregje të huaja.
Ndërsa si pozitive ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Financave, anëtarja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj.
Ndryshe, Ministria e Financave, ka hartuar koncept dokumentin, i cili pritet që shumë shpejt të dërgohet në qeveri për miratim
Të tjera
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...
-
Pamje nga përlẹshja, bëhen “llom” deputetët në Kuvendin e Serbisë
Debati i deputetëve të Kuvendit të Serbisë për Propozimin e Buxhetit për viti...
-
Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
Nëse partitë konservatore CDU-CSU, fitojnë zgjedhjet e shkurtit 2025, ato mun...
-
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka “rënë pishman” për grantet që i dha kës...
-
Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një “rezervë kombëtare me bitcoin”
Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë...
-
Kurti pret në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqed...
-
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve në Maqedoninë e Veriut, i papranueshëm
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit ...
-
Lushtaku iu shkon për vizitë ish-krerëve të UÇK-së: Do të kthehen në mesin e popullit, drejtësia triumfon
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashi...