Sport

Liga e Kombeve – kush shkon tutje, kush bie një ligë më poshtë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 19 November 2018

Liga e Kombeve, gara e re e UEFA-s për ekipe kombëtare është para përfundimit të garave në fazën e grupeve dhe tashmë dihet fati i shumicës së ekipeve në këtë garë – cilat ngjiten për një ligë më lartë, cilat bijnë një ligë më poshtë dhe cilat luajë në plejofet e ligave përkatëse.

Ekipet për të cilat dihet se janë ngjitur për një rang më lartë në garat përkatëse janë:

Liga A plejofi: Portugalia, Anglia, Zvicra

-Advertisement-

Ngritje në ligë më lart: Bjellorusia (D→C), Bosnja dhe Hercegovina (B→A), Danimarka (B→A), Finlanda (C→B), Gjeorgjia (D→C), Ukraina (B→A)

Rënie në ligë më të ulët: Kroacia (A→B), Estonia (C→D), Gjermania (A→B), Islanda (A→B), Lituania (C→D), Irlanda e Veriut (B→C), Polonia (A→B), Irlanda (B→C), Sllovenia (C→D), Turqia (B→C)

Kosova kalon në Liga D në Ligën C nëse shënon fitore, ose luan baras me Azerbajxhanin, të martën në Prishtinë. Me këtë rast e siguron edhe plejofin e Ligës D.

Në rast se Azerbajxhani shënon fitore të martën në Prishtinë, kjo kombëtare do të kalojë në Ligën C.

Shqipëria ka përfunduar e treta në grupin 1 të Ligës C, por edhe pse e fundit në grup, do të mbetet në Ligën C meqë nga kjo ligë tri ekipet e që kanë përfunduar të katërtat me grupet me nga katër ekipe dhe ekipi i tretë më i dobët, kur hiqen pikët e fituara në duelet me ekipet e katërta, që i bie Qipro, ekipi që 4 pikë nga 5 pikë gjithsej, i ka fituar me Slloveninë, ekipin që përfundoi i fundit në grupin 3 të Ligës C, bën të ditur Insporti duke u bazuar në statistikat e UEFA-s

Ndeshjet e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve zhvillohen në mesjavë dhe shorti për fazën e plejofit dhe finalet e kësaj gare do të hedhet në Dublin më 3 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera