Lifestyle

Lidhjet sezonale: Beqarët në kërkim të dashurisë gjatë dimrit, por në kërkim të epshit gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 07 November 2017

Me dimrin e errët dhe të ftohët që po afrohet, ka filluar edhe ‘gjahu’ për dashnor e dashnore.

Tani jemi në sezonin e lidhjeve, ku meshkujt dhe gratë beqare kërkojnë anë e kënd për një partner në mënyrë që të qëndrojnë të ngrohët dhe të kënaqur seksualisht gjatë muajve të ftohët, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, kur të vjen vera, siç thonë beqarët, ata janë të gatshëm të ndahen nga partneri/ja për një sezon të epshit, jo të dashurisë.

-Advertisement-

Përveç se ky fenomen është produkt i kulturës moderne të lidhjeve, gjithashtu është edhe trend i zakonshëm që është emëruar SSD – “Seasonal Dating Disorder” (Çrregullimi i Lidhjeve Sezonale).

Përderisa SSD nuk është çrregullim i njohur nga mjekësia, nuk është i rrallë dhe është në veçanti i zakonshëm në mesin e personave të moshës 20-30 vjeçare.

Psikologët e ndryshëm thonë se beqarët tani, si të paaftë për t’u angazhuar seriozisht në një lidhje, janë duke e shfrytëzuar stinën e verës për argëtim dhe miq, ndërsa sezonin e dimrit për lidhje më serioze.

“Ata e kanë një iluzion se mund të ‘rehatohen’ kurdo që të duan, por ata nuk munden dhe kur të vjen momenti që e kanë kuptuar se duan një lidhje serioze, ata do ta kuptojnë se nuk do të mund të ‘rehatohen’ aq lehtë; atëherë unë do t’i pres në zyrën time”, ka treguar psikologia e lidhjeve Madeleine Mason.

E nëse dëshironi të dini se a jeni person i prekur nga SSD-ja, Mason thotë të shikoni nëse i keni këto simptoma jozyrtare:

– Nuk mund t’i përballoni mendimet se do të jeni vetëm për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, prandaj jeni duke u përpjekur që me çdo kusht të gjeni një partner

– Nëse jeni në tre muajt e parë të lidhjes, deri në ditën e Shën Valentinit filloni të ndiheni të mërzitur dhe se jeni ngujuar në lidhje, kësisoj filloni të gjeni arsyetime për të shpenzuar më pak kohë me partnerin.

– Ideja e të qenit beqar ju mbush me qetësi pas disa kohe dhe filloni të veproni asisoj që ta dërgoni lidhjen deri te ndarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera