Rozë

Lidhje romantike me një vajzë? Këngëtarja e njohur zbulon kujt ia dedikoi këngën që bëri bujë: Është histori personale…

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 06 May 2022

Këngëtarja e njohur, Sheila Haxhiraj, ka publikuar pak kohë më parë këngën e saj më të re që mban titullin, “Makalina”. Kjo e fundit ngjalli shumë polemika ende pa u publikuar, për shkak të pozave sensuale të saj me një vajzë tjetër.

Më herët, Sheila ka sqaruar të vërtetën që fshihet pas këngës së saj të fundit, e cila bëri bujë menjëherë në rrjet.

“Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!”, tha këngëtarja.

-Advertisement-

Me këto fjalë la një kuriozitet të madh rreth kësaj historie dhe shumë u aludua se bëhej fjalë për një lidhje romantike.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ku sqaroi njëherë e mirë se për çfarë bënte fjalë kënga. Sheila zbuloi se teksti është një histori e vërtetë dhe i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera