Lidhja midis stresit dhe sulmit në zemër – Si të përmirësoni shëndetin

Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 22 March 2023
Rritja e stresit psikologjik shoqërohet me probleme të shëndetit kardiovaskular.
Ato përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sulmin në zemër dhe goditjen në tru.
Në të vërtetë, stresi psikologjik mund të jetë po aq i rrezikshëm për shëndetin e zemrës sa edhe faktorët e tjerë si: obeziteti, presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, kolesteroli i lartë apo pasiviteti fizik.
Si ndikon stresi në trupin tuaj?
Stresi nuk është gjithmonë një gjë negative, por mund të jetë edhe shumë i dobishëm. Stresi afatshkurtër mund t’ju japë energji për të përfunduar një projekt, t’ju shtyjë të performoni më mirë ose t’ju ndihmojë të merrni një vendim të shpejtë, si për shembull në një situatë kërcënuese për jetën.
Ju mund të ndiheni të stresuar edhe në momente të lumtura gjatë jetës, si gjatë një martese, kur blini një shtëpi të re ose në takimet me njerëz të rinj. Por stresi që zgjat për një periudhë të gjatë, mund të jetë i rrezikshëm për mirëqenien e përgjithshme si edhe për shëndetin e zemrës tuaj.
Stresi kronik mund të jetë rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme për një punë, një marrëdhënie, një gjendje shëndetësore ose rrethana ekonomike.
Ai mund të paraqitet si: nervozizëm, depresion, ankth, muskuj të tensionuar, energji e ulët, pagjumësi, dhimbje koke, stomak i trazuar
apo luhajte humori.
Me kalimin e kohës, nivelet e larta të hormoneve të stresit mund të çojnë në një rrjedhë efektesh të padëshiruara, të tilla si: rritje e presionit të gjakut, rritje e inflamacionit, fluks i reduktuar i gjakut në zemër apo rrezik i shtuar për sulm në zemër dhe goditje në tru.
A mund të rrisë stresi edhe rrezikun e një ataku në zemër?
Stresi mund të prekë shumë pjesë të trupit tuaj, veçanërisht zemrën dhe sistemin kardiovaskular. Një studim ku AgroWeb.org mbështet, studiuesit shqyrtuan se si kjo mund të ndodhë, duke vëzhguar funksionin e zemrës tek njerëzit me stres fizik dhe emocional.
Pas analizave të ndryshme, rezultati tregoi se stresi emocional kishte një ndikim më të madh në shëndetin kardiovaskolar të pjesëmarrësve. Ata kishin më shumë gjasa të pësonin një atak kardiak jofatal ose të vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare në vitet pasardhëse.
Me fjalë të tjera, stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru për vitet në vijim.
Çfarë mund të bëni për të menaxhuar stresin në mënyrë të shëndetshme?
Menaxhimi i stresit nuk është një zgjidhje që funksionon për të gjithë njëlloj. Mund t’ju duhen javë ose muaj për të kuptuar se çfarë teknikash ju përshtaten më tepër.
Kryeni aktivitet fizik, takoni më shpesh miqtë dhe të dashurit tuaj, përkushtojini kohë gjërave që ju pëlqen të bëni më shumë, ushqehuni shëndetshëm, praktikoni meditimin i dhe përmirësoni cilësinë e gjumit.

Të tjera
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...
-
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një pers...
-
Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja ...
-
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhj...