Lidhja mes sëmundjeve të tiroides dhe diabetit, kujdesi që duhet të tregoni
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 09 November 2021
Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin por edhe me problemet me tiroiden.
Ekspertët konfirmojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, 2, rezistenca ndaj insulinës apo sindroma metabolike mund të jenë dyfish të rrezikuar nga problemet me tiroiden dhe anasjelltas. Ndërlidhja mes të dyja sëmundjeve është më e fortë nëse njeriu është mbipeshë apo obez.
Sëmundjet e Tiroides dhe Sheqernat në Gjak
Hormonet dhe tiroidja luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e proceseve biologjike në organizëm. Tiroidja ndërhyn tek metabolizmi dhe mund të tjetërsojë nivelet e sheqernave në gjak duke rritur rrezikun e shfaqjes së diabetit. Tek diabetikët, kjo gjendër gjithashtu vështirëson edhe mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak. Ekspertët konfirmojnë se hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi kanë lidhje direkte me nivelet në rritje të glukozës në gjak. Ata besojnë se sëmundja e tiroides mund të nxisë nivelet e larta kronike të sheqerit në gjak. Këto të fundit nxisin sindromën metabolike ose siç njihet ndryshe gjendjen e para-diabetit. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet mund të transformohet në diabet të tipit 2.
Sëmundjet e Tiroides dhe Insulina
Diabeti mund të tjetërsojë nivelet e hormoneve të tiroides. Insulina, thonë ekspertët, imiton veprimet e hormoneve dhe ul prodhimin e tyre nga tiroidja. Insulina bën edhe të kundërtën e veprimit të hormoneve duke rritur nivelin e tyre. Hipertiroidzmi përshpejton metabolizmin dhe përpunimin e insulinës prej tij. Hypotiroidizmi bën të kundërtën duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Parandalimi dhe Mbajtja Nën Kontroll e Sëmundjeve
Njerëzit e diagnostikuar me sëmundje të tiroides apo diabet duke të angazhohen në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Nëse njeriu i prekur nga sëmundjet e tiroides është i vëmendshëm ndaj nivelit të glukozës në gjak, ai do të jetë në gjendje të parandalojë diabetin dhe anasjelltas. Sëmundjet e tiroides mund të luhasin ndjeshëm nivelet e insulinës dhe vështirësojnë mbajtjen nën kontroll të saj. Ekspertët thonë se ushqyerja e shëndetshme dhe medikamentet për hormonet dhe sheqernat në gjak janë thelbësore. Nëpërmjet tyre, njeriu mund të parandalojë komplikacione afat-gjatë të të dyja sëmundjeve./AgroWeb
Të tjera
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...