Rozë

Lidhja e Visar Pejes me 16 vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 22 July 2021

Para një jave opinioni kosovar u trondit nga lajmi i vdekjes tragjike të një 16 vjeçari nga Gjakova.

Siç u bë e ditur, 16 vjeçari kishte humbur jetën pasi kishte renë nga një ndërtesë, në vendin e dedikuar për ashensor.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjakovës, por nuk kishte arritur të mbijetoi.

-Advertisement-

E, i ndjeri paska pasur lidhje të afërt me këngëtarin dhe prezantuesin televiziv, Visar Peje, i cili paska qenë kumbarë i 16 vjeçarit, shkruan “Kosovarja”.

“7 dite pa Denisin…Loçke ishe KRENARIA e familjes…Drenit, Mimozes e Enedes Zoti ju dhashtë forcë me jetu pa prezencën tënde e ty Lockan, Zoti t’a boftë dritë aty ku je…me shumë dashni Kumara 🙏🙏🙏🙏”, shkruan Peja në faqen e tij në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera