Rozë

Lidhja e rrejshme e Andit me Tean, Geri tregon nëse edhe lidhja e tij me Inën ishte tillë

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 30 January 2021

Ngjarja e Teas me Beartin, shtoi dyshimet nëse çështja e ‘përputhjes’ së konkurrentëve bëhet me skenar.

Kjo ngase, Andi dhe Tea kanë bërë të gjithë të mendojnë se ata kishin ndjenja për njëri-tjetrin dhe dolën nga emisioni si çift, shkruan lajmi.net.

Por, fotografitë e videot e Teas me Beartin treguan se e vërteta qëndron ndryshe, duke lënë të kuptohet se ajo që ndodhi brenda emisionit ishte e gjitha një lojë.

-Advertisement-

Dyshimet e skenarit i forcoi akoma më shumë Andi, i cili me anë të një postimi, ka thënë se u detyrua të deklarohej se po del si çift me Tean, ngase sipas tij ashtu ishte kontrata.

Por, ai nuk sqaroi nëse ishte në dijeni të lidhjes së Teas me Beartin.

E një gjë të ngjashme la të kuptohej edhe Bearti, ai në videon ku konfirmon lidhjen me Tean, thotë se e vërteta do të mësohet shumë shpejt dhe se Tea është viktimë.

Por, a ishin edhe çifti i “Përputhen 1”, Ina dhe Geri “çifti i rrejshëm”?

Në rrjete sociale, ndjekësit e kanë pyetur Gerin se a ka ndodhur e njëjta gjë me të dhe Inën, ngase pasi ishin larguar nga emisioni, çifti i “Përputhen 1” më vonë konfirmuan ndarjen.

Lidhur me pyetjen e fansave, Geri dha një përgjigje të prerë, teksa deklaroi se ata dolën vet.

“Ne dolëm vet cift nuk na nxori Olsa, Olsa thonte mos e mbyllni akoma rrini edhe pak se ne do e kishim mbyllur qe ne dhjetor”, u shpreh ai.

Ndryshe, nga ana e organizatorëve të “Përputhen” ende nuk ka asnjë deklaratë lidhur me skandalin Tea-Beart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera