Lajme

Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan, dënon gjuhën vulgare të Frashër Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 15 August 2017

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, denon ashpër gjuhën vulgare të deputetit të Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi, që ka përdorur dje gjatë fjalimit të tije rreth luftës dhe ish komandantëve të UÇK-së.

Ne, kerkojme nga deputeti Krasniqi që të terheq fjalen e tije “kriminel ordiner” dhe ne të njejtën kohe i kujtojmë atije se kriminel ordiner ishte dhe mbetet regjimi i Millosheviçit, i cili në Kosovë ka shkaktuar me mija krime.

Po ashtu, shprehum qendrimin tonë se nese deputeti Krasniqi nuk e terheq fjalen e tije, do të kerkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të fillon proceduren për marrjen e imunitetit të deputetit z.Frashër Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera