Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës, çfarë duhet të keni kujdes
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 22 May 2020
Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.
Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet. Nga ana tjetër, gratë e prekura nga diabeti janë tre ose katër herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Ekspertët e kanë pranuar tashmë lidhjen e fortë që ekziston mes diabetit dhe shëndetit të zemrës.
Lidhja E Ngushtë Mes Shëndetit Të Zemrës Dhe Diabetit
Studimet e fundit kanë arritur të identifikojnë një lidhje biologjike që aktivizohet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se zakonisht. Një gjë e tillë shkakton rrahje të çrregullta të zemrës. Ky problem njihet si aritmi kardiake e cila më pas çon drejt kolapsit të zemrës. Studimi thotë se identifikimi i kësaj lidhjeje shërben për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e zemrës të nxitura nga diabeti.
Kujdes Me Kolesterolin Dhe Tensionin
Ekspertët thonë se diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me tensionin e gjakut por edhe me kolesterolin. Këto dy probleme shënjojnë të ashtuquajturën sindroma metabolike e cila përmban një sërë veçorish të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2. Sipas të dhënave, tensioni i lartë është një simptomë ndaj të cilës diabetikët duhet të tregojnë kujdes.
Megjithatë, të gjitha problemet e lartpërmendura janë kontribues të fortë në rrezikun e një ataku në zemër. Zbulimi i kësaj lidhje të ngushtë duhet të shërbejë si një alarm për diabetikët. Këta të fundit duhet të kujdesen për shëndetin e zemrës së tyre, nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Por nuk duhen lënë pas dore aktiviteti fizik dhe medikamentet e duhura sipas këshillës së mjekut. /AgroWeb
Të tjera
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...