Fun & Video

Lideri i Çeçenisë “pajton me zor” qindra çifte të divorcuara

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 25 August 2017

Qindra çifte të divorcuara janë detyruar të kthehen së bashku në Çeçeni pasi udhëheqësi i vendit, Ramzan Kadyrov, i shpalli ndarjet martesore si probleme të mëdha sociale.

Një raport nga televizioni shtetëror njoftoi se 948 çifte u kthyen së bashku pas urdhrave të zotit Kadyrov për një program të rreptë të “pajtimit familjar”, transmeton SYRI.net.

Kadyrov e nisi skemën në qershor. Në atë kohë, ai tha se fëmijët e rritur nga prindërit e martuar ishin më pak të ndjeshëm ndaj ekstremizmit.

-Advertisement-

“Duhet t’i zgjojmë njerëzit, të bisedojmë me ta dhe të shpjegojmë, duhet t’i rikthejmë gratë që lanë burrat e tyre dhe t’i bindim të pajtohen. Kjo është përparësia jonë”, tha ai.

Udhëheqja e Kadyrov në Çeçeni, një rajon me shumicë myslimane, është bërë gjithnjë e më shumë autoritare.

I emëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin për të sunduar rajonin autonom, Kadyrov ka punuar për të shtypur kryengritjen islamike në Kaukaz, të cilin Putin e sheh si një arritje të rëndësishme.

Komisione të posaçme “për harmonizimin e marrëdhënieve martesore dhe familjare” u krijuan me ndihmën e figurave fetare gjatë kësaj verës për të pajtuar sa më shumë çifte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera